
Më datë 02.11.2019 në Qendrën e kulturës “Koço Racin” Kërçovë u mbajt koncert jubilar “40 vjet Vëllezërit Dervish”.
Në këtë ngjarje jubile pjesëmarrës nderi ishin artistë nga trojet shqiptare dhe atë: Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza, Shkodran Tolaj, Besiana Mehmeti, Agim Poshka, Bajramali Idrizi, Selajdin Miftari ( Salushi ) dhe Avni Qahili.
Prezenca e audiencës kërçovare ishte tepër e madhe dhe u mirëprit nga kërçovarët.




