Ekspozita “Kaleidoskop”

Në galerinë e artit në Qendrën e Kulturës “Koço Racin” – Kërçovë u bë hapja e ekspozitës “Kaleidoskop” nga Muzeu i qytetit të Shkupit.

Kuratorët Bllagoja Voroshanec dhe Ekaterina Namiçeva, përzgjodhën veprat e dy dizanjëve të rinj grafik nga Maqedonia – Simona Tripkova dhe Marijana Ivanova për prezantimin e ekspozitës ,,Kaleidoskop’’ e cila u përgatit nga Muzeu i qytetit të Shkupit si pjesë e programit vjetor për shënimin e ditës së kreativitetit evropian, si pjesë e projektit evropian KreArt.
KreArt kishte për qëllim t’u mundësojë artistëve të rinj liri më të madhe në shprehje, e cila është një objektiv i përhershëm i projektit MuzeumLink. Në këtë mënyrë të gjithë qytetet që do të ndërmarrin këtë ekspozitë do të jenë pjesë e familjes së qyteteve evropiane të cilët favorizojnë lëvizshmëri më të madhe të krijimtarisë dhe ideve kreative, si dhe do ta kenë privilegjin për të parë shfaqje artistike të artistëve në mënyrë të barabartë edhe në metropolet evropiane.
Ekspozita”Kaleidoskop” ishte e paraqitur përpara publikut në Shkup më 2 prill të vitit 2018 në kafe terinë ‘’Dashuria’’.

Kjo ekspozitë ndër vizitorët e tjerë u vizitua edhe nga nxënësit e SHMK ‘’Drita’’ – Kërçovë me profesorin Osman Qerimi

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *