IN Qendra e Kulturës “Koço Racin” realizoi Festivalin e 18-të Ndërkombëtar Folklorik të këngëve dhe valleve popullore “Dr. Vladimir Polezhinoski” në të cilin morrën pjesë shoqëri kulturore nga,Shqipëria,Kosova,Mali i Zi,Turqia,Bullgaria,Bosnja dhe Hercegovina,Ukraina,Polonia si dhe shoqëri kulturore artistike nga vendi.
Festivali u mbajtë dy netë nata e parë më 27 Maj (e martë) 2025 dhe nata e dytë më 28 Maj (e mërkurë) 2025 duke filluar nga ora 20:00 në parahyrjen e Qendrës së Kulturës.
Festivali u oganizua nga Qendra e Kulturës “Koço Racin” – Kërçovë, finansuar nga Ministria e Kulturës së RMV-së.
Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm ekspozitën personale nga Arbana Dehari “ Margaritarë – volumi i dytë “ financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV.
Ekspozitën e hapi moderatorja Valdeta Ibishi e cila pasi foli për biografinë e autores i dha fjalën drejtorit të qendre së kulturës z. Mazllam Osmani i cili falënderoi të pranishmit dhe Ministrinë e kulturës dhe turizmit për përkrahjen e këtij projektoi si dhe autoren e cila solli shumë piktura domethënëse. Në vazhdim fjalë mori autorja e cila foli për veprat e saj dhe këtë ekspozitë konkretisht ku u paraqit me një numër të madh veprash një pjesë e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita brenda dhe jashtë vendit tone .
Arbana prezantoi 20 piktura, portrete fëmijësh në teknikën vaj në pëlhurë, në mënyrë të shkëlqyer, para publikut . Arbana edhe këtë herë dëshmoi dashurinë e saj ndaj figurës së fëmijëve dhe emocionet që shfaqin fëmijët në rrethana të caktuara, naivitetin, sinqeritetin dhe lirinë e shprehjes së emocioneve.
Në fund të ekspozitës u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.
Dita e Alfabetit dhe e Gjuhës Maqedonase – projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, u organizua nga Qendra për Kulturë “Koço Racin” – Kërçovë, në bashkëpunim me SHMK “Mirko Mileski” dhe me pjesëmarrjen e nxënësve nga viti i parë deri në të katërtin. Aktiviteti u realizua më 7 maj në sallën e madhe, me fillim në orën 20:00.
Më 26.04.2025, me fillim në ora 19:00, u mbajt Koncerti Tradicional Vjetor i Pashkëve nga Shkolla e Valleve Popullore si dhe Shkolla e Instrumenteve Popullore pranë IN Qendra për Kulturë “Koço Racin” Kërçovë.
Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm ekspozitën personale nga Arbëresha Ameti “ Tekstura në pikturë “ financuar nga Ministria e Kulturës e RMV. Në prezantim fillimisht falëmderuam të gjithë të pranishmit, qendrën e kulturës si dhe Ministrinë e kulturës dhe të Turizmit për përkrahjen në realizimin e kësaj ekspozite.
Tregoi që krijimtarinë e ka aritur ta pasuroj me një numër të madh veprash shumica e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita të shumta brenda dhe jasht vendit tone . Pra në këto punime kishte trajtuar teksturën me perdorimin e ngjyrave dhe tekstilit si dhe kishte perdorur materiale të ndryshme por duke ndërhyrë dhe materiale si penji , letra , rëra etj.
Në këto punime kishte tentuar që me harmoninë e ngjyrave të paraqes në mënyrë të duhur ndjesinë e teksturës.
Ngjyrat e shumta, siç janë: e gjelbra, e kaltra, e kuqja, e bardha, kafja e errët, janë ato që shprehin freski, kontrast, dhe në të njëjtën kohë edhe harmoni të cilat i ka përdorur dhe do ti përdori edhe gjatë udhëtimit të mëtutjeshëm në pikturimet e saj . Në këtë ekspozitë Arbëresha Ameti na prezanton 37 piktura të punuara në teknikën e teksturës në pikturë me dimenzione të ndryshme.
Dita Botërore e Poezisë në Qendrën për Kulturë “Koço Racin” – Kërçovë u shënua në mënyrë modeste më 4 prill, për shkak të ngjarjes së padëshiruar që ndodhi në Koçan më 16.03.2025.