Dita e Alfabetit dhe e Gjuhës Maqedonase – projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, u organizua nga Qendra për Kulturë “Koço Racin” – Kërçovë, në bashkëpunim me SHMK “Mirko Mileski” dhe me pjesëmarrjen e nxënësve nga viti i parë deri në të katërtin. Aktiviteti u realizua më 7 maj në sallën e madhe, me fillim në orën 20:00.
Më 26.04.2025, me fillim në ora 19:00, u mbajt Koncerti Tradicional Vjetor i Pashkëve nga Shkolla e Valleve Popullore si dhe Shkolla e Instrumenteve Popullore pranë IN Qendra për Kulturë “Koço Racin” Kërçovë.
Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm ekspozitën personale nga Arbëresha Ameti “ Tekstura në pikturë “ financuar nga Ministria e Kulturës e RMV. Në prezantim fillimisht falëmderuam të gjithë të pranishmit, qendrën e kulturës si dhe Ministrinë e kulturës dhe të Turizmit për përkrahjen në realizimin e kësaj ekspozite.
Tregoi që krijimtarinë e ka aritur ta pasuroj me një numër të madh veprash shumica e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita të shumta brenda dhe jasht vendit tone . Pra në këto punime kishte trajtuar teksturën me perdorimin e ngjyrave dhe tekstilit si dhe kishte perdorur materiale të ndryshme por duke ndërhyrë dhe materiale si penji , letra , rëra etj.
Në këto punime kishte tentuar që me harmoninë e ngjyrave të paraqes në mënyrë të duhur ndjesinë e teksturës.
Ngjyrat e shumta, siç janë: e gjelbra, e kaltra, e kuqja, e bardha, kafja e errët, janë ato që shprehin freski, kontrast, dhe në të njëjtën kohë edhe harmoni të cilat i ka përdorur dhe do ti përdori edhe gjatë udhëtimit të mëtutjeshëm në pikturimet e saj . Në këtë ekspozitë Arbëresha Ameti na prezanton 37 piktura të punuara në teknikën e teksturës në pikturë me dimenzione të ndryshme.
Dita Botërore e Poezisë në Qendrën për Kulturë “Koço Racin” – Kërçovë u shënua në mënyrë modeste më 4 prill, për shkak të ngjarjes së padëshiruar që ndodhi në Koçan më 16.03.2025.