Ekspozitë grupore me ” Artistët e vegjël ” nga Lulu Art Studio

Në Qendrën e kulturës u ekspozuan veprat nga nxënesit e moshave të ndryshme “Artistët e vegjël” nga Lulu Art Studio. Përmasa artistike ka gjallërinë e vete unikate dhe ajo regjenerohet në arsyen dhe zemrën e artistit në trajtën e posaçme për individin dhe kurrikullumin intelektual të tij dhe mjedisit. Ashtu sikurse ligjet e natyrës janë të pandryshueshme, por që shfaqen në mjedise të paqëndrueshme, po ashtu edhe Arti i përjetshëm dhe i pandryshueshëm do të na shfaqet në shumë aspekte. I vetëm është arti që nëpërmjet të relativitetit dhe ndryshueshmërisë arrinë që ta bartë në konceptin e vet të përjetshmen. Shpeshherë një vepër e vetme artistike shihet si një tunel që sa më shumë depërtohet në brendinë e tij aq më shumë zgjatet distanca e të kuptuarit dhe konceptuarit të përgjithshëm të vetë veprës. Këtë mundësi përjetimi dhe botëvështrimi e ka vetëm arti. Posaçërisht arti figurativ është si thellësia e syrit në kahje të pikës së të pamurit në tru. Kjo distancë është e ndriçuar me rrezet e pvadekshme të shpiritit.

Foto link: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0F38DWcupxdvfmtKjpugZRyKL7UFgZsDz54VKUvTYmeJ3DKQGKW9UvfiTVD9ETBusl&id=100026420543169&mibextid=Nif5oz

You may also like...

Lini një Përgjigje