Ekspozitë e artizanateve të bukura turke “Ebru” nga Nulifer Sali

Në foajen e Qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë u mbajtë ekspozita Ebru më 18 qershor 2021 në Kërçovë. Ekspozita u mbajtë sipas protokollit të Ministrisë së Kulturës të lëshuar nga komisioni shëndetësor për mbrojtjen nga Kovid 19. Kishim nderin që prezantuese ta kemi znj. Nulifer Sali – artiste shumëvjeçare, e cila e mbajti prezantimin teorik dhe praktik rreth artit Ebru.

Nulifer Sali është e vetmja shqiptare në RMV e cila jep leksione mbi Ebru-në.

Në prezantimin e saj ajo i shpjegoi teknikat e veçanta të këtij arti, mënyrën si aplikohet dhe eksperiencat e saj në vendin tonë.

Ebru-ja është një mënyrë e të pikturuari shumë e vjetër shekullore, e ardhur nga Azia Qendrore. Është një art i cili krijohet vetëm me materiale natyrale. Fakti që është e vjetër e bën atë më të bukur dhe ndjehet detyrim për ta përcjell tek të tjerët. Kështu ajo ka kaluar nga njëri brez në tjetrin që prej vitit 1500 deri sot.

Nulifer – e diplomuara juriste, e pasionuar pas ebrusë, gjithashtu tregoi se si është ngjallur pasioni i saj për artin ebru. Ajo në detaje i prezantoi llojet e aplikimit të ebru-së. Nulifer e prezantoi edhe pjesën praktike të artit ebru, ku fillimisht pjesëmarrësit e shikuan mënyrën se si punohet një pikturë ebru, ndërsa në pjesën e fundit të seancës të gjithë pjesëmarrësit shprehën kënaqësi që të punojnë nga një pikturë të artit ebru.

Foto album:

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1767019586810537/

Video:

https://www.facebook.com/989652581213912/videos/1774899926049119/

Event facebook:

https://www.facebook.com/events/126270776202154/?ti=ls

You may also like...

Lini një Përgjigje