Premiera e filmit “Zgjoi”

Në Qendrën e kulturës u shfaq premiera e filmit “Zgjoi”, filmi kosovar konkurrues për nominim OSCAR, fitues i tre çmimeve të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit “Sundance” në SHBA. Filmi u shfaq për 8 mars duke shënuar këtë ditë të rëndësishme për gruan.

Filmi jo vetëm që tregon historinë e një të veje, nëne dhe një sipërmarrëseje shqiptare në Kosovën e pasluftës, por tregon një histori të shumë grave në këtë nën qiellin tonë që kanë të bëjnë me një shoqëri patriarkale. Film i cili do të frymëzojë shumë gra për të mos u dorëzuar para sfidave jetësore dhe për të qenë aktive në shoqëri.

Aktorët në rolet kryesore janë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Kaona Sylejmani, Mal Safqiu, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Blerta Ismaili, Molikë Maxhuni, Valire Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Adem Karaga, Shkëlqim Islami, Zarije Jonuzi Çeliku.

Në njërën nga prezantimet e premierës së filmit në Uashington, e ftuar nderi ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e cila i dha jehonë edhe më të madhe filmit.

Linqe:
“ZGJOI” Filmi kosovar… – INQK “Koço Racin” – Kërçovë | Facebook

08.03.2022 ( e martë) ora:… – INQK “Koço Racin” – Kërçovë | Facebook

“ZGJOI” Filmi kosovar konkurrues për nominim për OSCAR 08.03.2022 e martë, ora: 20:00 hyrja:100 den (facebook.com)

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.