Dita Botërore e Librit me moton “Libri jam unë”

Me moton “Libri jam unë” INQK “Koço Racin” – Kërçovë shënoi Ditën Botërore të Librit ku me video materiale morrën pjesë nxënësit e shkollave fillore të qytetit tonë.

Edhe këtë vit Dita Botërore e Librit u shënua në gjendje të jashtëzakonshme dhe në mënyrë specifike për shkak të pandemisë dhe luftës kundër zgjerimit të infeksionit. Për këtë arsye, në kohën kur bota është e mbyllur dhe njerëzve u kufizohet lëvizja, shoqërimi me librin paraqet arratisje në një realitet tjetër dhe shoqërim me miqtë më të mirë të njerëzimit. Librat kanë aftësinë të na bëjnë të ndjejmë një dëshirë të papërballueshme për të jetuar parajsën e imagjinuar, e cila mund të bëhet parajsa e vërtetë. Në këto kohë të trishta për botën, libri është e vetmja liri ku gjithsecili mund të gjej veten. Shoqërimi me librin dhe fuqia e tij në këtë izolim gjithëpërfshirës mund të shfrytëzohet për zgjerimin e horizonteve, për stimulimin e mendjes sonë dhe për kreativitet.

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor.

Sivjet edhe pse manifestimi larg nga bibliotekat, kjo nuk zvogëloi domethënien e kësaj date të rëndësishme dhe të njohur në gjithë botën, sepse me porositë për rëndësinë e librit që kishin përgatitur nxënësit e shkollave fillore ishin përkujdesur që kjo ditë të shënohet më së miri që mundet..

Në këtë aktivitet morri pjesë edhe shkrimtarja shumë e talentuar dhe e njohur nga Kërçova Nurie Emrullai e cila me një talent jo të zakonshëm, tmerrësisht të bukur, shkruan poezi shumë të spikatura, poezi të cilat depërtojnë thellë në shpirtin e njeriut.

INQK “Koço Racin” – Kërçovë falënderon Ministrinë e kulturës për financimin e këtij projekti, drejtorët e shkollave fillore dhe të gjithë arsimtarët që motivuan nxënësit të marrin pjesë në shënimin e kësaj dite që na përkujton për rëndësinë e librit në zhvillimin dhe pasurimin kulturor. Gjithashtu falënderime edhe për tv Uskana, tv Gurra dhe TVM 2 në gjuhën shqipe që përcollën këtë aktivitet.

Vijon linqet e video materialeve nga on-line manifestimi.

https://www.facebook.com/events/842910313246116

https://www.facebook.com/Uskana1993/videos/545470276420601

http://tvgurra.net/?p=12069&fbclid=IwAR0PKxnX7VC6n3QO5dkgUICbbE0WHqTxroW00XrHDQxzeuQwmThQ3N6x-_8

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *