Koncert “Dua më shumë Shqipërinë”

Qendra e kulturës “Koço Racin” Kërçovë në bashkëpunim me Ministrinë e kulturës të RMV-së organizuan koncert me artistët më të njohur shqiptarë.

Në koncert ishin të pranishëm prima-solistët e Operës së Shqipërisë të cilët interpretuan në operën e parë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut me titull “Skëndërbeu”:
Armaldo Kllogjeri (në rolin e Skëndërbeut) dhe
Armando Likaj(në rolin e Hasan Agës).
Pjesë e këtij koncerti ishte edhe Elita Ziberi.
Orkestra ishte e përbërë nga instrumentistë të orkestrës së RTSH-së dirigjuar nga maestro Gridi Kraja ku interpretuan këngë të mirënjohura shqiptare: Për ty atdhe, Valsi i lumturisë, Margjelo, Rrjedh në kengë e ligjerime, Moj e bukur Arbëri, Lule borë, Dua më shumë Shqipërinë etj.


You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *