
Më datë 08.12.2019 në Qendrën e kulturës “Koço Racin” Kërçovë u realizua koncert që do mbahet mend gjatë, tre emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, të veçantë për stilin, mënyrën e afërsisë dhe dashurisë që dhurojnë për adhuruesit e tyre.
”Tre Musketierët” rikthejnë historinë e rock-ut shqiptar I cili. nuk mund të konceptohet pa zërin, stilin dhe talentin e tri legjendave të muzikës moderne shqiptare. Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda të cilët vijnë në Qendrën e Kulturës në Kërçovë për të sjellë këngët hit të tyre, në një mbrëmje plot emocione e adrenalinë.


Të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre shijuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit tingujt live të rock-ut, pasi repertori i koncertit ishte i larmishëm.
Mysafirë të këtij koncerti ishin Nita Reçi, Jetmir Mehmedi dhe Pëllumb Qerimi.

Video live: