Sot në Qendrën tonë kishim vizitë shumë të këndshme nga stafi i bibliotekës së Tetovës e cila mban emrin e shkrimtarit Koço Racin ashtu si edhe biblioteka jonë, vizitë kjo e cila përkon edhe me ditën kur festohet patronazhi i të dyja këtyre institucioneve. Falënderojmë drejtoreshën Njomza Imeri Ismaili për këtë vizitë si dhe ndihmën e pakursyer që na ka dhënë në vënien në përdorim të platformës elektronike COBISS me çka edhe ne si bibliotekë u bëmë pjesë e familjes së madhe të bibliotekave që ju mundësojnë lexuesve qasje në fondin e librave jo vetëm të bibliotekës sonë por edhe të gjitha bibliotekave në vend por edhe nga rajoni.
Foto album:
https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1161701734008995/