
Më 25 Tetor 2025, në foajen e INQK “Koço Racin” në Kërçovë, u mbajt ekspozita e fëmijëve “Brusha dhe Ritëm”, nën udhëheqjen e artistes Shqipe Mehmeti,projekt i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Ky projekt përfshiu një punëtori të artit pamor dhe muzikës, ku fëmijët patën mundësinë të shprehnin krijimtarinë e tyre përmes ngjyrave, formave dhe tingujve.
Pjesë e programit ishte edhe punëtoria muzikore, e udhëhequr nga Valon Memeti (piano) dhe Jetmir Mehmedi (kitarë), të cilët prezantuan para nxënësve instrumentet muzikore, duke i afruar më shumë me botën e muzikës dhe ritmit.
Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm e kreativitet, fëmijët krijuan vepra të frymëzuara, duke bashkuar artin vizual me tingujt muzikorë – një përvojë unike që i ndihmoi të zbulojnë potencialin dhe dashurinë për artin.
Event link:
https://www.facebook.com/share/1FrzjG45VY
Video link :
https://www.facebook.com/share/v/1745eYAreb
https://www.facebook.com/share/v/16Y7TVu3Xd
https://www.facebook.com/share/v/1BtT8fTCPr
https://www.facebook.com/share/v/19xHuZqB4Y
Media :
https://www.facebook.com/share/v/17LpmQ2e7P
Foto Album :