Ekspozitë personale “Katrahura shpirtërore” nga Endrita Purellku

Qendra e kulturës me mbështetje të Ministrisë së kulturës realizoi ekspozitën e piktores Endrita Purellku e titulluar “Katrahura shpirtërore”.


Endrita Purellku e lindur më 14.04.1996 në Shkup. E diplomuar në pikturë, si Piktore e artit figurativ në Univerzitetin e Tetovës, në vitin  2019 në klasën e Prof. Doc. Ilirjan Beqiri.
Është antare  e Shoqatës së Artistëve Figurativë në qytetin e Tetovës. Endrita eshte nje artiste nga Kercova , ajo jeton dhe vepron si artiste e lirë në Tetovë.
Fituese e çmimit të parë për krijim më të mirë nga sfera e artit pamor nga Komuna e Tetovës në kuadër të manifestimit “Tetova Feston Nëntorin-2019”. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive të ndryshme.
Ekspozitën e parë personale e mbajti 2020-“Eksod”-I.N. Galeria e Arteve Tetovë
Këtë vitë realizojë ekspozitën “Grotesk dhe dëshpërim”- Galeria e fondacionit Oda – Shkodër- Shqipëri.
Kjo ekspozitë është titulluar Katrahura shpirtërore, kjo ekspozitë përfshin 15 vepra me formate të ndryshëm , të punuara në teknikën e vajit në pëlhurë me shprehje të forta Ekspresive.
Artistja shpreh se për të arti është vërtetësi. Ajo  refuzon të pikturoj diçka që nuk përkon në
emocionet e saja. Ajo e zbulon veten vazhdimisht dhe po njësoj e zbërthen në veprat si një shpikje, si një zbulim i diçkaje origjinale që shfaqet nëpërmjet eksperimentimit. Ka trajtuar tema sociale me shprehje zhgënjimi, ankthi, neverie, pakënaqësie, dhune dhe në përgjithësi një lloj intensiteti të furishëm ndjesie në përgjigje të shëmtisë, banalitetit të ashpër e mundësive dhe kontraditave që percjell jeta moderne.

Linku i eventit:
https://www.facebook.com/events/505578994973158?ref=newsfeed

Media Link:
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=100026420543169&set=a.1169523027271704
Video link:
https://fb.watch/kyX-nswGit/?mibextid=Nif5oz

You may also like...

Lini një Përgjigje