Promovimi i përmbledhjes poetike “Psherëtima të thella” nga Mebruh Mirtoski

This image has an empty alt attribute; its file name is 306671362_1119710968950711_8840209255417259846_n-1024x683.jpg

Më datë  23.08.2022 me fillim në ora 19:00 në sallën e vogël pranë INQK”Koço Racin” Kërçovë u mbajtë promovim i përmbledhjeve poetike “Psherëtima të thella” nga poeti dhe shkrimtari Mebruh Mirtoski

Mysafire në këtë promovim njëherësh edhe recezente e cila do ta prezentojë librin do të jetë Murteza Sulooxha nga shtëpia botuese Jeni Balkan nga Shkupi.Kjo përmbledhje e poezive është në gjuhën maqedonase dhe gjuhën turke.

Mebruh Mirtoski është i lindur më 21 mars të vitit 1992 në Kërçovë dhe është një poet dhe shkrimtar modern ku përskaj gjuhës maqedone pozitë i ka edhe në gjuhën amëtare të tij gjuhën turke.
Autor është i përmbledhjeve të poezive “Nyjet e dashurisë” e botuar nga ana e Qednrës ës kulturës “Koço Racin” Kërçovë si dhe romani “Dy fytyrat e botës” në gjuhën turke botuar nga shtëpia botuese Yeni Balkan, i cili u botua edhe në Turqi nën kujdesin e shtëpisë botuese Bengju në Ankara. Është fitues i disa çmimeve për poezi dhe prozë. Shkollimin e filloi në fshatin e lindjes Lisiçani, e më pas gjimnazin në gjimnazin Mirko Mileski në Kërçovë, si dhe shkollimin e lartë në Fakultetin Juridik “Shën Kliment Ohri”, po ashtu në Kërçovë.
Veprat e tij të para datojnë qysh në moshë të re, pra që në shkollën fillore në Lisiçan. Krahas dashurisë së tij më të madhe, ai e konsideron shkrimin dhe krijimin si një mënyrë jetese përmes së cilës i paraqitet shoqërisë.

Video live:

https://fb.me/e/3E3LoVcX8

You may also like...

Lini një Përgjigje