
Me rastin e festës së Bajramit nën organizim të INQK “Koço Racin” Kërçovë finansuar nga Ministria e kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut u organizua koncert festiv “Mbrëmje Bajrami” me SHKA “Xheladin Zeqiri” shoqat e cila prej vitesh interpreton valle dhe këngë popullore brez pas brezi.





Aktiviteti i kësaj shoqërie daton që nga viti 1943 me emrin “Rinia Shqiptare“. Sot falë sukseseve dhe aktiviteteve të shoqërisë SHKA “ Xheladin Zeqiri“ dukshëm arriti të ngrit nivelin në të gjithë aspektet.
Në këtë koncert kishte numër të konsiderueshëm të artëdashësve dhe dashamirës të këngës dhe valles popullore ku u kënaqen me interpretimet nga ana e vallëtarve dhe këngëtarëve të kësaj shoqate nën udhëheqjen e prof. Jeton Pustina.
Programi i këtij koncerti artistik ishte i mahnitshëm.
Në pjesën e parë të këtijë koncerti e filluan valltaret me vallen e Pamvarsise me koreografi te profesor Fehmi Shaqiri,pas valles programin me këngë e hapi nikoqirja Salije Bajrami me këngën Moj e bukura Arbëri. Më pas Labinot Abduramani këndojë këngën Fjalët e qiririt dhe Simfonia e detit, Lulkuqja e Kosovës Vigan Maksuti, Rrjedh ne këngë e ligjërime Marigona Matoshi.
Në pjesën e dytë të këtij koncerti e filluan me një kollazh vallesh vajzash të pregaditura nga korepetitori Elez Mema. Më pas programin e vazhduan artisti kërçovar Uran Dervishi i cili u prezentua me këngën e Poçarit. Betim Shabani interpretojë këngën Për mu paska qenë kismet dhe pjesën e dytë e përmbyllën me këngën Shqipëri moj nëna ime.
Pjesën e fundit të programit e filluan me artistin kërçovarë Jetmir Mehmedi.
Dhe u përmbyll me Salije Bajramin dhe grupin e këngëtarëve me këngën Mora fjalë.
Gjithashtu mysafirë në këtë koncert ishin edhe artistët tonë kërçovarë: Salije Bajrami, Uran Dervishi dhe Jetmir Mehmedi.
Foto album:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=882744462616230&id=100026420543169
Video: