Koncert për fëmijë”Ekologjia muzikore”interpretuar në gjuhën maqedone dhe gjuhën shqipe

Më datë 26.03.2022, ora 13:00 në INQK “Koço Racin” Kërçovë u mbajt koncerti edukativ për fëmijë “Ekologjia muzikore” i cili u interpretua në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe,u realizua nga grupi profesional për muzikë dhe arte skenike Triangle Pulse Shkup ku mysafir special ishin fëmijët e IPKKF “Olga Miceska” – Kërçovë.

Ky koncept ishte unik në paraqitjen e tij për shkak të veçantisë dhe specifikës së performancave për shkak të përdorimit të dygjuhësisë në prezantim (gjuhën maqedonase dhe shqipe).
KONCERTI ishte edukativ në fushën e artit klasik dhe muzikës në përgjithësi, në mënyrë që fëmijët të mund të përfshiheshin në procesin e prezantimit dhe jo si në rastet e mëparshme të koncerteve – vetëm dëgjues të zakonshëm të koncerteve muzikore individuale, vetëm shfaqjeve ose punëtorive muzikore.

Qëllimi i këtij projekti ishte që të sublimojë në një projekt të gjitha projektet e përmendura më parë dhe në të njëjtën kohë të bashkojë audiencën përmes muzikës dhe gjuha mos të jetë pengesë. Qellimi i projektit është të realizojë interaktivitet me audiencën dhe realizojë edukim të një lloji të ri.

Koncepti ideal, skenari, regjia: Desanka Gligorijevic

Pjesëmarrës: Sihana Jakupi-moderatore

Andrej Naunov – piano

Jane Dunimagloski – këngëtar operistik, bori dhe kitarë;

Koncerti u mbajtë duke respektuar protokolin e Ministrisë së Kulturës lëshuar nga komisioni shëndetësor për mbrojtje nga Covid-19.

Foto album:

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1973693496143144/

Video live:

https://fb.watch/c3XKJzPyvv/

https://fb.watch/c3XLidipz5/

https://fb.watch/c3XLPexrE1/

https://fb.watch/c3XMhiMgt-/


You may also like...

Lini një Përgjigje