Festivali “Uskana Fest”- Shfaqja për fëmijë “Rapunzel”

Në kuadër të festivalit “Uskana Fest” u realizua shfaqja për fëmijë “Rapunzel” e shfaqur nga Teatri Turk.

Fuqia e dashurisë dhe triumfi i së mirës mbi të keqen janë motivet kryesore në këtë shfaqje, sipas përallës me po të njëjtin emër të Vëllezërve Grim, në përshtatje dhe regji të Xhabir Doko. Rolet interpretohen nga: Ines Radonçiq, Ebru Musli, Jetkin Sezair, Zhale Osmani, Metin Ibrahim dhe Din Ibrahim. Skenografia është shkruar nga Tatjana Blazhevska – Hristoska,ndërsa kostumografia është nga Roze Trajçeska – Ristevska.

Shfaqja u luajt në përputhje me protokollet dhe masat e rekomanduara për mbrojtje nga KOVID-19, ndërsa numri i ulëseve ishte i kufizuar.

Foto link:

https://www.facebook.com/1286067854832012/posts/4300022290103205/

Video link:

https://fb.watch/9L8oCVPR0i/

You may also like...

Lini një Përgjigje