“Këndojmë dhe festojmë”-Koncert me rastin e Ditës së Alfabetit

Me rastin e festës shumë të rëndësishme për shqiptarët siç është 22 Nëntori – Dita e alfabetit shqip nën organizim të INQK ”Koço Racin” Kërçovë u mbajt, koncerti me titull “Këndojm dhe festojmë” (22.11.2021, ora 19:00) i cili ishte i finansuar nga programa vjetore e Ministrisë së Kulturës të RMV.

Programi ishte i begatuar me këngë edhe me recitime emocionet e së cilave  na i përcollën artistët dhe nxënësit e SHMK” Drita”:

Salije Bajrami-Vokal

Valon Mehmeti-Piano

Shkëlzen Pajaziti-Violinë

Jetmir Mehmedi-Kitarë

Dejan Apostollovski -Prekusione.

Moderator :Albina Lika dhe Jeton Rasimi

Recituan: Sanije Veseli, Erand Ibraimi dhe Jonila Abdiu

Koncerti u mbajt  sipas protokolleve nga Ministria e Kulturës e dhënë nga komisioni shëndetësor për mbrojte nga Covid-19 ku edhe numri i vizitorëve ishte i kufizuar dhe ky numër arriti deri në 150 vizitorë. Mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës ishte e obligueshme!

Video live :

https://fb.watch/a49JF4RcK9/

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.