Ekspozitë”Punëtoria rinore e qeramikës VI”

Më datë 17.12.2020 në foaen e Qendrës së kulturës “Koço Racin” Kërçovë u mbajt ekspozita e gjashta me rradhë “Punëtoria rinore e qeramikës VI”që kishte të bëjë me përpunimin dhe dizajnimin e  produkteve të qeramikës të cilat janë të dizajnuara nga ana e nxënësve nga Shkolla e mesme shtetërore e artit figurativ dhe dizajnit “Llazar Liçenoski”- Shkup me mentor Mr. Goce Stoillkovski, Shkolla e mesme komunale “Mirko Mileski”- Kërçovë me mentor prof. Mirosllav Krsteski si dhe Shkolla e mesme komunale “Drita”- Kërçovë me mentor profesoreshën Selime Osmani.


Punëtoria e qeramikës rinore mbahet në fshatin Vraneshtica në punëtorinë e qeramikës së mjeshtrit Sllobodan Stoleski. Pjesa më e madhe e produkteve të qeramikës përpunohen në rrotë poçare, në forma të ndryshme. Ajo që është me rëndësi për këtë projekt është se marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme ku vërejmë një dukuri shumë pozitive se të rinjtë ende shfaqin interes për këtë zanat i cili është shumë i vjetër e që vazhdon të ruhet me xhelozi në këtë fshat. Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie të këtij viti kanë shfaqur interes të madh për traditën e këtij vendi, dhe duke u njohur me traditën dhe zakonet ata kanë arritur të krijojnë objekte që vijnë nga ajo traditë dhe gjithashtu t’i japin ngjyrime dhe shenja bashkëkohore.

Photo album:

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1635983263247504/

Video:

https://www.facebook.com/989652581213912/videos/819624961949061

You may also like...

Lini një Përgjigje