Ekspozitë “Karnevalet”

Në Qendrën e kulturës Kërçovë u realizua ekspozita “Karnevalet” nga autori Drazhan Braçic.
Tema e kësaj ekspozite individuale të katërt me radhë të Drazhan Braçic janë karnavalet, të cilat kanë një traditë të gjatë dhe prekin thellë në historinë e njerëzimit.Që nga koha e paganeve kur janë festuar momente të rëndësishme (ekuinoksi i dimrit dhe pranverës, ndryshimi i stinëve …) deri te kritikat dhe satirat ndaj qeverisë, fesë, karnavaleve kanë mbijetuar deri në ditët e sotme. Drazhani kishte nderin që disa nga fotografitë e tij nga karnavalet ti ketë si pjesë e ekspozitës ndërkombëtare “Karnavalet Sllave” e cila u hap në 2014 në selinë e UNESCO-s në Paris, e cila u vizitua nga shumë vende të Evropës.
Kjo ekspozitë është një pjesë e vogël e atyre ngjarjeve me të cilat autori dëshiron të tregojë një pjesë të atmosferës, si dhe larminë e ideve dhe pasurinë e pjesëmarrësve.

Drazhan Braçic, si fotograf, deri më tani ka marrë pjesë në 70 ekspozita grupore dhe 4 ekspozita individuale. Mbi 150 fotografi të tij janë botuar në libra, katalogë, postera, ai ka marrë pjesë në shfaqje të shumta televizive me tema të Fotografisë dhe Artit.

Photo album:

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1614941338685030/

You may also like...

Lini një Përgjigje