Koncert për fëmijë “Muzikë me filma vizatimor” (kuartet harqesh)

Plamenka Trajkovska – kuartet harqesh mbajtën koncert me titull “Muzikë me filma vizatimor” në Qendrën tonë për Kulturë.

Në filmat vizatimor shpesh përdoret muzika klasike, prandaj edhe ky koncert është konceptuar si një projeksion i filmave vizatimor dhe performanca të muzikës klasike me kuartet harqesh. Në koncert përdoren elemente moderne të multimedias së teknologjisë muzikore dhe elemente të animuara në mënyrë që fëmijët të ndjejnë muzikën klasike sa më afër vetes.
Gjatë viteve të kaluara, Plamenka Trajkovska dhe koleget e saj kanë punuar intensivisht për të sjellë muzikën klasike më pranë audiencës së re. Deri më tani, ata kanë realizuar një numër të madh koncertesh në shkolla të Shkupit dhe në Qendra kulturore në të gjithë vendin. Vitin e kaluar, ata realizuan koncerte me titull “Çfarë është kuartet harqesh” në sallën e Orkestrës Filarmonike të Maqedonisë. Për koncertin ishte punuar video material nga filmat vizatimor ku përdoret muzika klasike.


Do të realizohet ky program muzikor:

1. Tales from the Vienna Woods, Op. 325 – Johann Strauss II

2. The Blue Danube – Johann Strauss II

3. Dance of the Comedians from The Bartered Bride – Bedrich Smetana

4. Minute Waltz in D-Flat -Frédéric Chopin

5. Morning, Noon, and Night in Vienna – Franz von Suppé

6. The Barber of Seville Overture – Gioachino Rossini

7. Beethoven’s 7th – Ludwig van Beethoven

8. Johannes Brahms’ – Hungarian Dances

9. The William Tell Overture – Gioachino Rossini

10. Hungarian Rhapsody No. 2 – Franz Liszt

Në kuartetin e harqeve luajnë:
Plamenka Trajkovska – violinë, Natasha Didenko- violinë, Ilza Balata- violinë dhe Maja Mihajlovska në violonçel.

Qëllimet dhe efektet e koncertit MUZIKË DHE FILM VIZATIMOR rrjedhin nga gjendja e përgjithshme e muzikës tek ne për sa i përket koncerteve për fëmijë. Kohët e fundit, ka një numër të vogël fëmijësh që kanë pas rastin të ndjekin një koncert për fëmijë me muzikë klasike. Arsyet janë të shumta si mungesa e kohës që prindërit t’i sjellin fëmijët në koncerte, numrin e vogël të koncerteve për fëmijët, kulturën e përgjithshme muzikore.
Me këtë koncert, fëmijët do të njihen me bukuritë e muzikës klasike dhe do të fitojnë njohuri themelore rreth një koncerti, kompozitorëve klasikë dhe instrumenteve dhe muzikës kamertale.
Koncerti mbështetet nga Ministria e Kulturës si një projekt me interes kombëtar në fushën e kulturës për vitin 2019 dhe Qendrën tonë të Kulturës.



You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *