Promovim i përmbledhjes poetike “hijet e Kërçovës”nga Dragan Bozhinoski

Më 6 qershor, në sallën e vogël të Qendrës së Kulturës „Koço Racin“ në Kërçovë, u zhvillua promovimi i përmbledhjes poetike „Hijet e Kërçovës“, me autor Dragan Bozhinoski. Veprimtaria filloi në orën 19:00.

Libri „Hijet e Kërçovës“ është një përmbledhje poetike përmes së cilës autori, Dragan Bozhinoski, i dhuron lexuesit 72 poezi të shkruara me ndjenjë dhe të derdhura nga thellësia e shpirtit të Kërçovës.

Janë vargje që burojnë nga shpirti i qytetit dhe i njerëzve të tij, një shpirt që edhe në heshtje di të thërrasë përmes zërit të poetit. Poezitë e Bozhinoskit i rikthejnë lexuesit te vlerat e dikurshme njerëzore, te dashuria për qytetin e Kërçovës, te kujtimet, miqësia dhe shoqërimi si një nga dimensionet më të bukura dhe më njerëzore të jetës shoqërore.

Me një gjuhë të ndjeshme dhe plot emocion, kjo përmbledhje poetike është një homazh për Kërçovën, për njerëzit e saj dhe për një kohë kur fjala, miqësia dhe shoqëria kishin një peshë të veçantë në jetën e përditshme.

https://fb.me/e/4pyngGDwW

https://www.facebook.com/media/set?vanity=100070950774337&set=a.1019600090415007

You may also like...