Komedia”Vëllazëri dhe interes”në regji të Erjona Ahmedit

Më 18 dhjetor 2025, në orën 19:30, në skenën e INQK “Koço Racin” – Kërçovë u shfaq me sukses komedia “Vëllazëri dhe Interes”, e autorit Kristo Flloqi, në regji të Erjona Ahmedi.

Kjo shfaqje solli për publikun një histori plot humor, situata ironike dhe mesazhe të thella njerëzore, duke trajtuar me mjeshtëri raportin ndërmjet vëllazërisë dhe interesit material, si dhe sfidat morale që lindin brenda familjes. Përmes personazheve të goditura dhe dialogëve therës, shfaqja reflektoi mbi besimin, egoizmin, kurbetin dhe fuqinë shëruese të dashurisë së pastër.

Në role u paraqitën aktorët:
Mimoza Çodari, Bora Mehmedi, Andi Mustafa, Andi Jahja dhe Leonard Ibishi, të cilët u pritën me duartrokitje të shumta nga publiku, duke dëshmuar interpretim të suksesshëm dhe profesional.

Ngjarja u organizua nga INQK “Koço Racin” – Kërçovë dhe u financua nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit , duke kontribuar në pasurimin e jetës kulturore dhe artistike të qytetit.

Shfaqja “Vëllazëri dhe interes”, në regji të Erjona Ahmedi, u vlerësua si një mbrëmje teatri ku e qeshura dhe reflektimi ecën dorë për dore, duke lënë një përshtypje të veçantë te publiku i pranishëm.

Video link :

https://www.facebook.com/share/v/17tQMeCvcm

https://www.facebook.com/share/v/1FirFNQZ4H

https://www.facebook.com/share/v/1CxqhVSB3u

Foto Album:

https://www.facebook.com/share/p/1Gio7AF1Ut

You may also like...