
Me rastin e festës së patronit të Qendrës për Kulturë “Koço Racin” – Kërçovë, më 13 qershor, me fillim nga ora 19:00, u mbajt manifestimi “Mbrëmja poetike për Racinin”. Projekti u organizua nga INQK “Koço Racin” – Kërçovë dhe u përkrah nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Kjo ngjarje u pasurua me disa aktivitete kulturore. Gjatë manifestimit u organizua një ekspozitë me vizatime nga artistë të rinj, lexim poezish nga poetë, shkrimtarë si dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Po ashtu pati performanca muzikore (piano, këndim solo, grup rok) nga interpretues të rinj. U mbajt edhe një recital dhe një dramë e shkurtër. Pjesëmarrës ishte edhe SHKA “Racin”, të cilët u paraqit me dy interpretime folklorike.






Me këtë manifestim iu dha nderimi i merituar kolosit tonë, Kosta Solev Racin, i cili me veprat e tij la një gjurmë të thellë te të gjitha gjeneratat. Kosta Solev Racin ishte njëkohësisht poet dhe revolucionar maqedonas, i cili me penën e tij gjithmonë e përfaqësoi Maqedoninë dhe popullin maqedonas si një popull trim, megjithëse i munduar dhe i shtypur, por që kurrë nuk u nënshtrua.
Foto link:
https://www.facebook.com/share/p/15gpF5y1Ke/?mibextid=oFDknk