Ekspozitë personale “Kaosi si nevojë për rikrijim” nga Arlind Bajrami

Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e Qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm ekspozitën personale nga  Arlind Bajrami “ Kaosi si nevojë për rikrijim   ”, financuar nga Ministria e Kulturës e RMV.
Artisti tregoi që krijimtarinë e ka aritur ta pasuroj me një numër të madh veprash shumica e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita të shumta brenda dhe jashtë vendit tonë .
Në këtë ekspozitë Arlindi na prezanton 18 piktura të punuara në teknikën e akrillit në pëlhure me dimenzione të ndryshme dhe 5 skulptura.


Qetësia fizike e skulpturave të Arlindit ishte në kontrast të plotë me zhurmën e humorit që ai portretizon në pikturën e tij. Në këto piktura, shikuesi përballet me një imazh të njohur, me një pasqyrim të mbingarkuar të ndjenjave të vërteta shpirtërore; një shpërthim brenda një shpërthimi, i cili befas kthehet në heshtje absolute, një ndjenjë në një ndjenjë tjetër, një përpjekje për të shpëtuar, një klithmë e madhe, një klithmë e heshtur, një impuls revolucionar, një dyshim i shprehur… por, gjithë ky ankth i zhurmshëm kompozicional është i balancuar me një gamë ngjyrash që të jep një ndjenjë shprese të vazhdueshme.

Media Link:
https://fb.watch/uDS7RRsF7r/
Event Link:
https://www.facebook.com/events/521456807094561/?ref=newsfeed
Foto Link:
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=100026420543169&set=a.1501105040780166
Video Link:
https://fb.watch/uDSeRBswrm/

You may also like...