Bashkim Mexhiti ёshtë njё ndёr themeluesit e Fakultetit të Artit Figurativ pranë Universitetit të Tetovës dhe bartës i lëndёs Akt nё tё gjitha drejtimet e Artit figurativ, kryetar i parё i Shoqatёs sё artit figurativ “Draudacum”. Bashkimi është një nga artistët e rrallë pamor që zotëron aftësi të ndryshme artistike. Krahas pikturës, ai ka arritje mjaft të suksesshme në fushën e Skulpturës; si shtatoret e Xhem Hasës, Aqif Reçanit, Komandat Tigrit etj.
ky prezantim ishte vazhdimi i ekspozitave të suksesshme që ai pati vitin e kaluar në Graz dhe në qytetet e Maqedonisë Lindore në Koçan, Kavadar dhe Strumicë, e më parë në Shkup në Galerinë Kombëtare. Ai ka realizuar edhe ekspozita të tjera ndërkombëtare, New York City, Berlin, Prizren, etj.
Bashkimi ёshtё artist me pёrkushtim serioz ndaj çdo realizimi artistik, pёr tё nuk ekzistojnë kufij dhe limite nё realizimin e idesё tё paraparё krijuese. Ai gjithmonë kërkon të pasurojë materializimin e tij artistik si dhe filozofinë e tij krijuese. Arritjet artistike në pikturë që prezantohen në këtë ekspozitë dëshmojnë energjinë dhe krijimtarinë e tij artistike.
Fillimisht, kompozicioni në veprat e tij është i hapur dhe dinamik, koloriteti është i pasur, ekspresiv. Lëvizjet e brushës janë të shpejta dhe gjestikulative me kahe të llojllojshme. Gjithashtu, për ta përforcuar idenë artistike dhe për t’i dhënë pikturës një zë më të fuqishëm, Bashkim Mexhiti përdor edhe materiale tjera me prejardhje natyrale dhe artificiale: letër, gazeta, fragmente lajmesh të shkëputura nga revistat, maska për mbrojtje etj. (përvojё e enformelit) që do të thotë se ai nuk ia lë vetëm rastit, por idenë fillestare e rindërton dhe e zhvillon në mënyrë graduale dhe si rezultat i kёtij kërkimi artistik ёshtё edhe piktura
Veprat e Bashkimit në shumë raste janë ekspresive, me njё gamё bartёse tё hapёsirёs nё pёlhurё, ku hidhen ngjyrat me koloritet të shumëllojshëm, por kemi edhe vepra të cilat janë me kolor dhe formë harmonike, me koncept më të qetë (varёsisht nga motivi dhe imagjinata), por këto vepra janë si hyrje (prolog) nё veprat të cilat do të “eksplodojnë” me koloritet dhe lëvizje, gjë që bën që pikturat e tija të kenë forcën e gravitetit artistik, nuk të lënë të qetë dhe të tërheqin si një forcë estetike.
Pikturat, me energjinë që e posedojnë, e dominojnë hapësirën vizuale ku janë aranzhuar për ekspozitë, përfitojmë përshtypje se ato po “e dirigjojnё lёvizjen” në hapësirën e galerisë. Gjithashtu ofron qё konsumuesi i artit pamor në mënyrë të pavarur ta vazhdojë vet kompozimin e veprёs dhe tё ketё idenё personale pёr mesazhet dhe simbolet artistike dhe nё atё mёnyrё ka mundësi të përjetojnë dhe shijojnë një estetikë të pasur vizuale.
Profesori Bashkim Mexhiti, me të gjitha këto kualitete, me bagazh të plotë artistik dhe si gjurmuesi i vërtetë i thesarit tё “fshehur” artistik, do tё vazhdojë me kërkime dhe zbulime tё reja artistike dhe do të vazhdojë të japë kontribut në ngritjen dhe afirmimin e kulturës dhe artit shqiptar në këto hapësira tona kulturore, por edhe botërore.
Event Link:
https://www.facebook.com/events/1473981299880914/
Media Link:
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=100026420543169&set=a.1408718426685495