
INQK “ Koço Racin “ Kërçovë organizoi ekspozitë kolektive me rastin e 8 Marsit “Për ty “ Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë ku festohen arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave. Tema për Ditën Ndërkombëtare të Gruas është Thyerja e Paragjykimit, qoftë i qëllimshëm apo i pavetëdijshëm, paragjykimi e bën të vështirë për gratë të ecin përpara. Nuk mjafton të dish që paragjykimi ekziston. Andaj, në këtë 8 Mars duhet që të ritheksojmë përkushtimin për një botë pa paragjykime, stereotipe dhe pa diskriminim. Për një botë diverse, të barabartë dhe inklusive, në të cilën dallimet janë vlerë dhe manifestohen.
Ekspozita në fokus ka gruan dhe trendet shqetësuese që na bëjnë të kuptojmë stigmatizimin e grave rreth standarteve të bukurisë dhe shëndetit të tyre.
Artistët sjellin veprat e tyre në mënyra të ndryshme, ato përcjellin mesazhin se pesha e ëndërrave të grave është e vetmja peshë që ka rëndësi.
Në këtë ekspozitë marrin pjesë artistët nga Kërçova :
Benita Xhelili, Mazllame Saliu, Lulzime Osmani, Leontina Rushitoska, Valdeta Ibishi , Shpëtime Sadiku.




Event Link:
https://www.facebook.com/events/3133228303478624
Video Link:
https://fb.watch/qKvOiy7m7Y/
Media Link:
https://www.facebook.com/watch/?v=741979878031088