
Shoqata Kulturore Artistike “Racin”, e cila vepron në kuadër të INQK “Koço Racin” Kërçovë, më 18.04.2023 – dita e tretë e festës së madhe të krishterë të Pashkëve me fillim nga ora 19:00, mbajti Koncertin Tradicional të Pashkëve, i cili në të njëjtën kohë është edhe koncerti vjetorë i kësaj shoqate.
Sivjet mysafir në koncert ishte Ansambli “Koço Racin” Shkup, i cili e pasuroi programin tonë dhe së bashku me nikoqirët e publikut të madh në numër, dhuruan momente të paharrueshme gjatë performimit të këngëve dhe valleve tradicionale maqedonase përmes skenografisë së pasur dhe frymës së kësaj feste.



Koncerti u nda në tti pjesë; bllokun e parë dhe të tretë e përfunduan nikoqirët, anëtarët e SHKA “Racin” Kërçovë të ndarë në tri grupe: Fillestarë, Ansambli për Fëmijë dhe Ansambli i të Rinjve, e sivjet edhe grupi i Veteranëve, së bashku me orkestrën dhe vokalët në mënyrën më të mirë të mundshme prezantuan vallen dhe këngët e praktikuara kohë më parë, ndërsa në pjesën e dytë u prezantuan mysafirët nga Shkupi, me dy këngë dhe dy koreografi.
Programi i koncertit vijoi si në rendin e mëposhtëm:
Soberi oro Kadan Todoro? – (Grupi i fëmijëve)
Erdhi Letra – (Grupi i fëmijëve)
3. Vrbo, Vrbiçice – (Grupi fillestarë)
4. Ситна Лиса – (Grupi fillestarë)
5. Malazesasja – (Grupi fillestarë)
6. Shën Gjergj (fragment) – (Grupi i fëmijëve)
7. Korrësja (fragment) – (Grupi i të rinjve)
8. Jovan, oh Jovan – Angela Bogdanoska
9. Sa qejf kam të isha më i fortë – Kristijan Mitrevski
10. Mbledhja – Ansambli „Koço Racin“ – Shkup
11. Maqedonia Lindore – Ansambli „Koço Racin“ – Shkup
12. U ula të darkoj – Marko Todorovski
13. Mbrëmë pashë të bukurën Stojne – Marko Todorovski
14. Shfaqja e Milanit – (Оrkestër) – (Për nder të Maestro Milan Zavkov)
15. Копачија(Gërmuesja?) – (Grupi i veteranëve)
16. Qitushe , Mitushe – (Grupi fillestarë)
17. Në Mejdan (fragment) – (Grupi i të rinjve)
18. Valle lozonjare – (Grupi i të rinjve)







Si të gjitha vitet e kaluara edhe ky koncert i SHKA “Racin” Kërçovë, projekt i përkrahur nga Ministria e Kulturës, dhuroi momente pozitive kënaqësie në folklor, i cili do të kalitet në historinë e kësaj shoqërie, do të mbahet mend dhe do të përflitet për një kohë të gjatë.
Koreografë të SHKA “Racin” janë Antonio Stojçeski dhe Anastasia Boshkovska, drejtues i orkestrës është Jovan Mitreski.
Në fund të koncertit mysafirëve nga Ansambli nga Shkupi iu ndanë mirënjohje dhe dhuratë nga drejtori i INQK “Koço Racin” Kërçovë, z. Mazllam Osmani.
Pas koncertit, në hollin e Qendrës për Kulturë u organizua një darkë koktej për të gjithë pjesëmarrësit.
Event link:
https://facebook.com/events/s/koncert-tradicional-i-pashkeve/511401751014828/
Foto link:
Video link:
https://fb.watch/kBB5jttbDL/?mibextid=Nif5oz
https://fb.watch/kBB73LLg2P/?mibextid=Nif5oz