
Me rastin e 21 Shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare INQK ”Koço Racin” Kërçovë më datë 21.02.2024 ora 17:00 në sallën e vogël, organizoi aktivitet letrar ku u lexuan tekstet dhe poezitë më të mira kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare edhe atë në katër gjuhë (maqedonisht, shqip, turqisht dhe rome) si dhe poezi kushtuar kësaj dite. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me shkollën fillore të qytetit “Sande Shterjoski”.
Gjuha amtare është një mjet i fuqishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të një kombi. Promovimi dhe përhapja e gjuhës amtare është e nevojshme për mbrojtjen e traditave kulturore në botë që forcojnë mirëkuptimin, tolerancën dhe dialogun ndërmjet kombeve.


Foto Link:
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=100026420543169&set=a.1359362338287771
Event Link:
https://www.facebook.com/events/252153517937721