
Më 07 qershor 2025, Qendra e Kulturës- Kërçovë u mbush me atmosferë feste, gëzimi dhe emocionesh të pafundme në manifestimin festiv kushtuar Festës së Kurban Bajramit, organizuar nga Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë – Kërçovë”
Moderuar me përkushtim dhe ndjenjë nga Gjylsime Kasami, mbrëmja nisi me një fjalë hyrëse që i dha tonin e duhur këtij manifestimi solemn e artistik.