
Më 19 dhjetor 2025, me fillim nga ora 18:30, në ambientet e INQK “Koço Racin” – Kërçovë u mbajt me sukses recitali i violinës nga violinistja e re dhe e talentuar nga Kumanova, Zana Zumeri.
Gjatë mbrëmjes muzikore, Zana Zumeri prezantoi një program të përzgjedhur me vepra të muzikës klasike, të interpretuara me ndjeshmëri artistike, teknikë të avancuar dhe përkushtim profesional, duke krijuar një atmosferë të veçantë për publikun e pranishëm.
Recitali u shoqërua në piano nga maestro Shkëlzen Baftiari, i cili, përmes një bashkëpunimi të harmonizuar artistik, kontribuoi në pasurimin e përjetimit muzikor dhe emocional të kësaj mbrëmjeje.
Ky aktivitet kulturor iu dedikua adhuruesve të muzikës së kultivuar dhe artit instrumental live, ndërsa u prit me vlerësime dhe duartrokitje të ngrohta nga publiku.
Recitali i violinës nga Zana Zymeri u realizua si projekt i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit , duke përbërë një tjetër aktivitet të rëndësishëm në kalendarin kulturor të institucionit dhe duke kontribuar në promovimin e talenteve të reja dhe vlerave të artit muzikor.
Video link :
https://www.facebook.com/share/v/1Fy7LVTQPj
https://www.facebook.com/share/v/1CruMtswau
Foto Album :