Manifestim me rastin e Kurban Bajramit,organizuar nga Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”Kërçovë

Më 07 qershor 2025, Qendra e Kulturës- Kërçovë u mbush me atmosferë feste, gëzimi dhe emocionesh të pafundme në manifestimin festiv kushtuar Festës së Kurban Bajramit, organizuar nga Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë – Kërçovë”

🎤 Moderuar me përkushtim dhe ndjenjë nga Gjylsime Kasami, mbrëmja nisi me një fjalë hyrëse që i dha tonin e duhur këtij manifestimi solemn e artistik.

Publiku u magjeps nga një program i pasur artistik, ku nxënës nga shkollat fillore të qytetit dhe nga shkolla e mesme interpretuan:

🎶 Ilahi dhe këngë të përkushtuara për Bajramin, si:

“Në këto çaste të Bajramit” – SHF “Rexhë Rushit Zajazi”

Sheqerkat e Bajramit – Rajana Dervishi, SHFQ “Milto Gurra”

“Vaj e lot” – Anila Mahmudi, SHF “Sande Shterioski”

💃 Valle tradicionale shqiptare, si:

“Vallja e Malësisë” – SHF “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

“Pranvera” dhe “Vallja e Drenicës” – Shkolla e valleve shqipe“Uskana e Re”

🎭 Dramatizi “Shembulli” nga SHF “Faik Konica” solli një mesazh moral të fuqishëm.

🎤 Këngën “Klithma e paqes” me zërin e mrekullueshëm të Isra Elmazit;

“Çka ka zogu që po qanë” nga nxënësit e SHFQ “Naim Frashëri”f.Jagoll, poezi “Festë Bajrami” nga Albina Asani (SHMK “DRITA) dhe Zyrijet Sulejmani, ngjallën emocione të veçanta me “Një porosi” dhe “Hojet dhe rojet”.

🏅 Çmimi “Kujdestari i Jetimit” për vitin 2025 iu nda z. Nijat Bajrami, për kontributin e tij të pandalshëm ndaj fëmijëve jetimë.

📜 Në vijim, u ndanë Mirënjohje për bashkëpunim ndaj 8 shkollave dhe institucioneve të cilat kanë qenë partnerë të rëndësishëm në misionin humanitar të organizatës:

SHF “Sande Shterioski”, SHFQ “Milto Gurra”, SHF “Rexhë Rushit Zajazi”, SHF “Faik Konica”, SHFQ “Naim Frashëri”, SHF “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, SHMK “Drita” , INQK“Koço Racin” Kërçovë si dhe për Komunën e Kërçovës.

🎁 Në përfundim, të gjithë fëmijët e pranishëm u surprizuan me dhurata të Bajramit, të cilat u shpërndanë në hollin e Pallatit të Kulturës – duke lënë një buzëqeshje të pashlyeshme në fytyrat e tyre.

Foto Album:

https://www.facebook.com/share/p/1aKULtE466/?mibextid=oFDknk

You may also like...