
Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm ekspozitën personale nga Arbana Dehari “ Margaritarë – volumi i dytë “ financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV.
Ekspozitën e hapi moderatorja Valdeta Ibishi e cila pasi foli për biografinë e autores i dha fjalën drejtorit të qendre së kulturës z. Mazllam Osmani i cili falënderoi të pranishmit dhe Ministrinë e kulturës dhe turizmit për përkrahjen e këtij projektoi si dhe autoren e cila solli shumë piktura domethënëse. Në vazhdim fjalë mori autorja e cila foli për veprat e saj dhe këtë ekspozitë konkretisht ku u paraqit me një numër të madh veprash një pjesë e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita brenda dhe jashtë vendit tone .
Arbana prezantoi 20 piktura, portrete fëmijësh në teknikën vaj në pëlhurë, në mënyrë të shkëlqyer, para publikut . Arbana edhe këtë herë dëshmoi dashurinë e saj ndaj figurës së fëmijëve dhe emocionet që shfaqin fëmijët në rrethana të caktuara, naivitetin, sinqeritetin dhe lirinë e shprehjes së emocioneve.
Në fund të ekspozitës u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.
17.05.2025 – Event / https://facebook.com/events/s/ekspozite-personalemargaritare/1751275608808348/
Видео материјал од facebook страната
https://www.facebook.com/share/v/18es9z5fpa/
https://www.facebook.com/share/v/1AXrBPLiHT/
Фото албум: https://www.facebook.com/share/p/19RqDnfc3L/