
Në INQK “Koço Racin”Kërçovë të dielën (20.11.2022) në ora 20:00 u mbajtë Koncert për festat e Nëntorit .
Për herë të parë në qytetin tonë patëm nderin të presim si nikoqir Orkestrën e harqeve të qytetit të Elbasanit. Ishte knaqësi e veçantë që ky koncert të realizohet në kuadër të Festave të Nëntorit, nën përkujdesjen e veçantë të Qendrës së kulturës “Koço Racin” dhe përkrahjen e Komunës së Kerçovës.
Me orkestrën përformuan emra të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare si: tenori Kastriot Tusha (Mjeshtër i madh) tenori Josif Gjipali , flautistja Matilda Bajrami, nën udhëheqjen e maestros Zeqir Sulkuqi me një program të pasur me vepra nga kompozitor botëror dhe shqiptar.
Pjesë e programit ishte edhe dirigjentja e vendit tonë Agona Çupi e cila drejtoj orkestrën me disa pika.
Ky koncert u realizua me inciativën e Drejtorit Artistik Blerim Narazani (mjeshtër i madh).
Në kuadër të kësaj ngjarjeje gjithashtu , në orën 19:00 patëm edhe promovimin e librit “Kënga popullore qytetare e Elbasanit” nga autori Katriot Tusha i cili për herë të parë u promovua në Maqedoninë e Veriut.
Live streaming:
Foto Album:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02khGqTGhPLb5fctZc45U5XWDkbaWo4SWF9dc8KFZtgefyVQFVvGNboyzvvYWrmKsel&id=100026420543169&mibextid=Nif5oz https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0xGb92HxBTXrxYwcpVexiHHFPhJW27DrXXscBUvF46dEddY4btkYDnEcFencQ1qzdl&id=100026420543169&mibextid=Nif5oz