Shfaqje për fëmijë “Mbretëresha e ngjyrave” në regji të Erjona Ahmeti

„MBRETËRESHA E NGJYRAVE“ – NJË MESAZH PËR MIQËSINË, BARAZINË DHE BASHKËJETESËN

Më 16 tetor 2026, në sallën e madhe të INQK „Koço Racin“ – Kërçovë, u mbajt premiera e shfaqjes për fëmijë „Mbretëresha e ngjyrave“, një projekt i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të programit vjetor të institucionit, i realizuar në bashkëpunim me nxënësit e SHFK „Sande Shterjoski“ – Kërçovë.

Përmes një historie plot ngjyra, emocion dhe mesazhe domethënëse, shfaqja përcolli vlera të rëndësishme njerëzore, si miqësia, respekti, barazia, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve.

Fëmijët, përmes lojës skenike, sollën para publikut historinë e vajzave që, në përpjekje për të trashëguar mbretërinë, përballen me konflikte dhe rivalitet. Në fund, mesazhi ishte i qartë: forca e vërtetë qëndron te bashkëpunimi, pranimi i dallimeve dhe respekti i ndërsjellë.

Shfaqja dëshmoi edhe një herë se arti dhe teatri janë ura që bashkojnë fëmijët dhe komunitetet, duke përcjellë mesazhin se dallimet nuk na ndajnë, por na pasurojnë.

Regjia: Erjona Ahmeti
Kostumet: Temelura

Në role: Qetsor Ahmeti, Sumeja Xheladini, Era Ahmeti, Ana Maria Ristevska, Ajsha Ajçoska, Melek Güven, Liburna Ahmedi, Tuana Selimi dhe Rona Qerimi.

INQK „Koço Racin“ – Kërçovë shpreh mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, bashkëpunëtorët dhe publikun që u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje teatrale, duke dëshmuar rëndësinë e artit në edukimin e brezave të rinj dhe në kultivimin e vlerave të bashkëjetesës.

Kur ngjyrat bashkohen, lind magjia!

Event link :

https://facebook.com/events/s/shfaqje-per-femije-mbreteresha/1702401568178071/

Foto link:

https://www.facebook.com/share/p/1CXsR11Wsi/

Video link:

https://www.facebook.com/share/v/1KXg1vkf5k/

https://www.facebook.com/share/v/19kcBXbd4m

You may also like...