Promovimi i librit “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar” nga autori Arben Llalla

25 nëntor 2025 në ora 17:00, në Sallën e Vogël të INQK “Koço Racin” – Kërçovë, u mbajt promovimi i librit më të ri të studiuesit dhe publicistit të njohur Arben Llalla, me titull “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”. Ky botim sjell një panoramë të gjerë mbi jetën, veprën dhe trashëgiminë e studiuesit arbëror Aristidh Kola, një figurë e çmuar e kulturës shqiptare.

Aktiviteti u ndoq nga dashamirë të librit, studiues, pedagogë, artistë dhe përfaqësues të institucionesh kulturore. Programi u pasurua me kumtesa dhe diskutime të vlefshme nga personalitete të fushës:

  • Prof. dr. Nebi Dervisha paraqiti një vështrim të thelluar mbi jetën dhe formimin intelektual të Aristidh Kolës.
  • Prof. Qamil Aliu foli mbi veprimtarinë shkencore, veprat dhe kontributin kombëtar të Kolës.
  • Autori Arben Llalla, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i studiuesit, ndau me të pranishmit kujtime personale dhe procesin e punës për realizimin e librit.

Në mbyllje të ngjarjes, të pranishmit patën mundësinë të ndoqnin dokumentarin e autorit Lirio Nushi
🎬 “Rrënjët e mia janë tek Arbëria”, një film i dedikuar jetës dhe figurës së Aristidh Kolës, që pasqyron rrënjët e tij shpirtërore dhe dimensionin e tij kulturor.

Promovimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë kulturore, duke sjellë në qendër të vëmendjes një prej personaliteteve më të rëndësishme të identitetit dhe studimeve arbërore.

Event link

https://fb.me/e/64RyyI2VL

Foto link

https://www.facebook.com/share/p/1DcG12AGR9

You may also like...