
Në Qendrën e kulturës u shfaq premiera e filmit “Krejt e thirrin Rexhon”,me regji të Ibër Dearit i cili na nderoi me prezencën e tij përgjatë premierës së filmit.
Filmi është realizuar me një numër të madh të kastit të aktorëve.
“Fshati Po Zbrazet: Ku Janë të Rinjtë e Sllupkovës? Nga çdo 10 të rinj, 8 kanë ikur. Dikur plot jetë, sot Sllupkova është e heshtur. “Nuk ka punë, nuk ka shpresë”, thotë Rexho, një nga të paktët që ka mbetur.
“Krejt e thirrin Rexhon” tregon jetën e vetmuar të një punëtori që nuk ka ku t’i shmanget punës, në një fshat ku të gjithë të tjerët janë larguar.
Filmi nuk ka një mesazh final të qartë, është më shumë një fotografi e një realiteti që jetojmë sot. Por, “Krejt e thirrin Rexhon” tregon jetën e vetmuar të një punëtori që nuk ka ku t’i shmanget punës, në një fshat ku të gjithë të tjerët janë larguar. Me humor dhe ironi, pasqyron barrën që mbetet mbi të vetëm dhe çfarë ndodh kur një fshat mbetet pa punëtorë. Një film për ata që mbetën, ata që ikën dhe ata që ende shpresojnë, Krejt e thirrin Rexhën nuk është një histori që përfundon në ekran është një histori që vazhdon brenda mendjeve dhe zemrave të atyre që e shikojnë.
Event Link:
https://www.facebook.com/events/616634024215758
Trailer Link:
https://www.facebook.com/share/v/1BQa6kFzLV/
Foto Link:
https://www.facebook.com/share/p/1G6BrNhoVb/
Media Link:
https://euronews.al/krejt-e-thirrin-rexhon-filmi-mbi-largimin-e-shqiptareve-nga-maqedonia-e-veriut/