
Në Qendrën Kulturore “Koço Racin” Kërçovë u mbajt ekspozita që fillon si nevojë e socializimit në mes Artistëve dhe Artdashësve në mbarë trojet kombëtare.
Ky organizim përfshinë vizitën bienale të Galerive, Shtëpive Kulturore të viseve të ndryshme me Ekspozitë të punimeve nga Grupi I Hapur “Artistët për Artistë”.
Në kuadër të “Karavanit Artistik” përfshihen edhe vizitat e “shtëpive të kulturës” së shteteve tjera me Ekspozita dhe aktivitete tjera kulturoro Artistike.“Karavani Artistik” ka filluar nga data 7.03.2023 në Negotina e Pollogut, Vrapçishtë dhe vazhdon në qytetet tjera të Maqedonisë.
Në “Karavanin Artistik” startojnë 50 autorë nga mbarë trojet shqiptare, prej të cilëve do të jenë autore 25 të gjinisë femrore dhe 25 autorë të gjinisë mashkullore, poashtu mosha e autorëve do të jetë gjithpërfshirëse.
Qëllimi kryesorë është që gjeneratat e vjetra të jenë urë lidhëse për gjeneratat e reja. Karavani e ka për qëllim ti mbajë lidhjet më tutje. Ekpozita finale e karavanit të kompletuar nga këto vizita do të mbahet në “Sheshin Skenderbe” së bashku me autorë nga Shqipria. Ekspozita e kompletuar me autorë të të gjitha viseve do të mbahet edhe në Prishtinë në “Sheshin Nëna Terezë”.




Event
https://m.facebook.com/events/1282892342628616?mibextid=Nif5oz
Video Live:
https://fb.watch/jSkMPfMdC8/?mibextid=Nif5oz
Link i fotografive:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0Y83n3ufye738ySaYtQCXe5Kf7EPaZEw8qacciqEdc49HKrrwTQ6FGuwvH4czKNKbl&id=100026420543169&mibextid=Nif5oz
Media Link:
https://fb.watch/jSkSSR_ZmF/?mibextid=Nif5oz