Shfaqja teatrale për fëmijë ”Përralla Postare” nga Teatri i Fëmijëve Çair.

“Përralla postare” është premiera e parë e Institucionit Lokal Publik Teatri për fëmijë Çair.
Si që ka përralla për mbretër e princër, për hajdutë e magjistarë, përse nuk ka përralla për postierë dhe shkurtabiqë postarë që shpërndajnë letra, vendosin pulla postare dhe luajnë letra në kohë të lirë. Ndërsa kur janë të uritur, hanë shirita telegrafik në vend të makaronave dhe në vend të vajit, përdorin ngjitëse postare.

Në mesin e letrave të shkruara ka letra me më shumë vlerë dhe me më pak vlerë, varësisht nga ajo se çfarë është shkruar në to. Ka njerëz që në letrat që i dërgojnë shkruajnë gënjeshtra dhe shtirren ndaj njëri tjetrit. Ka edhe të tjerë që shkruajnë nga detyra dhe obligimi. Ka edhe të atillë që shkruajnë për ta lumturuar ndokënd, apo letra që këmbehen mes miqve të mirë, por më të vlefshmet janë ato në të cilat njeriu e jep tërë zemrën e vet, letra që janë të shkruara me dashuri – kur nëna i shkruan fëmijës ose kur ndokush i shkruan ndokujt që e do më shumë se veten.

Kjo shfaqje është kundërpeshë e teknologjisë moderne, pa të cilën nuk mundemi, por e cila ndikon në tjetërsimin dhe largimin e njerëzve nga njëri tjetri. Bashkë me kompjuterët, mirë është që t’i ruajmë traditat më të mira të komunikimit. Miqësia dhe dashuria janë kategori të vlefshme morale që duhet t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë te fëmijët.

Shfaqja është për fëmijë mbi pesë vjeç.

Realizuar nga:

  • Produksioni: Teatri për fëmijë Çair
  • Producent: Bajrush Mjaku
  • Autori: Karell Çapek
  • Adaptimi dhe regjia: Katja Petrova
  • Dizajni i kukullave dhe kostumeve: Enes Deari dhe Ines Golja
  • Skenografia: Kërste S. Xhidrov
  • Muzika: Svetozar Georgiev
  • Përkthyes: Besfort Idrizi

Luajnë:

  • Eldin Shiroki: Kolbaba
  • Mentor Kurti: Postieri II; Shkurtabiqi II; Krokodili
  • Dea Pajaziti: Postieri III; Shkurtabiqi III; Marzhenka
  • Flakron Aliu: Postieri IV; Shkurtabiqi I; Frantiku
  • Mjeshtër i dritave: Amet Çajani
  • Mjeshtër i tonit: Xhemail Xhemaili
  • Realizimi i kostumeve: Snezhana Çolloviç
  • Gardërober: Valdeta Troni

Foto album:

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1053737118138791/

Video live:

https://fb.watch/as-sgaFjw4/

https://fb.watch/as-sXsWtOF/

You may also like...

Lini një Përgjigje