Ekspozitë personale “Jehonë” nga Ana Ivanovska

Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë Аna Ivanovska shfaqi ekspozitën e saj personale të emërtuar “Jehonë”, financuar nga Ministria e Kulturës e RMV. Në prezantimin e saj ajo fillimisht falënderoi të gjithë të pranishmit, qendrën e kulturës si dhe Ministrinë e kulturës për përkrahjen në realizimin e kësaj ekspozite.
Risi ishte edhe shfaqja e fotografisë.  Foto të punuara në mënyrë dixhitale nga fytyra dhe duart e saj, por edhe nga plagët në trup, të cilat janë vendosur në thelb të veprave. Pandemia globale lë gjurmë në jetën e përditshme të njerëzve. Nuk bëhet fjalë vetëm për kufizimet që vendosen, ose për shëndetin fizik dhe psikologjik.
Është e qartë se Ivanovska  fokusohet në ndjenjat dhe emocionet e saj. Gjithashtu mendimet që shkaktohen drejtpërdrejt nga pandemia dhe karantina në katër muret, të cilat si pasqyra, tani pasqyrojnë pamjen e artistit.

Foto Link:
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=100026420543169&set=a.1180268502863823

Event Link:
https://www.facebook.com/events/1747675089008111/?ref=newsfeed
Video Link:
https://fb.watch/kQyfmFjj38/?mibextid=Nif5oz

You may also like...

Lini një Përgjigje