Ekspozitë “Ngjyrat e ëndrrave” nga Lulzime Osmani

Lulzime Osmani në bashkëpunim me nxënësit realizuan ekspozitën “Ngjyrat e ëndrrave” një udhëtim i veçantë në botën krijuese të fëmijëve, ku imagjinata, emocionet dhe ëndrrat marrin jetë përmes ngjyrave dhe artit.
Kjo ekspozitë solli para publikut punimet e nxënësve të realizuara në teknikën e akrilikut mbi pëlhurë, me tema të ndryshme që pasqyrojnë mënyrën unike se si ata e shohin dhe e përjetojnë botën. Çdo pikturë është një histori më vete, një dritare drejt mendimeve, ndjenjave dhe vizioneve të tyre të sinqerta.
Përmes artit, nxënësit kishin shprehur kreativitetin, emocionet dhe mesazhet e tyre, nëpërmjet kësaj ekspozit mund patëm mundësinë të shohim realitetin me sytë e një fëmije – me kureshtje, pastërti shpirtërore dhe imagjinatë pa kufi.

Galeria:
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.2055481518675846&type=3

Event Link:
https://www.facebook.com/events/1307785628179901

You may also like...